Mungesat e mësuesve janë përgjithësisht të kufizuara në Maqedoninë e Veriut, gjë që mund të lidhet me ndryshimin e kërkesës si pasojë e rënies së theksuar të numrit të nxënësve gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, gati një e treta e mësuesve punojnë në shkolla ku drejtorët raportojnë mungesë të mësuesve me kompetenca në mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.
Mësuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut raportojnë motivim dhe kënaqshmëri më të lartë në punë se sa kolegët e tyre më të vjetër dhe kanë më shumë gjasa të bien pajtohen se profesioni i mësuesit vlerësohet në shoqëri. Kjo mund të tregojë se qëndrimet pozitive bien me përvojën: mbi gjysma e mësuesve të moshës 50 vjeç e lart raportojnë se synojnë të largohen nga profesioni brenda pesë viteve të ardhshme.