Në Kosovë, gjysma e mësuesve punojnë në shkolla ku drejtorët raportojnë se mungesa e personelit mbështetës pengon cilësinë e mësimdhënies. Kjo përfshin si rolet pedagogjike (p.sh. mësuesit ndihmës ose psikologë) ashtu edhe stafin administrativ. Mungesat e mësuesve janë më të lokalizuara, veçanërisht në zonat rurale dhe për role që mbështesin nxënës me nevoja specifike.
Pothuajse të gjithë mësuesit në Kosovë raportojnë se, në përgjithësi, janë të kënaqur me punën e tyre. Megjithatë, ka shenja se profesioni i mësuesit po bëhet gjithmonë e më pak tërheqës. Mësuesit e rinj kanë më pak gjasa sesa kolegët e tyre më të vjetër të raportojnë se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë e karrierës dhe gati një e katërta e atyre nën 30 vjeç raportojnë se synojnë të largohen nga profesioni brenda pesë viteve të ardhshme.